koceku spak te mos kurseje as kryeministrin 6aea5bdbd841e

Koçeku: SPAK të mos kursejë as kryeministrin

November 4, 2026
min lexim

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka ngritur akuza ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama drejton Partinë Socialiste, duke deklaruar se pushteti është përqendruar në duart e një personi të vetëm dhe se vendimet e rëndësishme merren pa debat dhe transparencë.

E ftuar në News24, Koçeku u shpreh se mungesa e kolegjialitetit dhe centralizimi i vendimmarrjes kanë krijuar probleme serioze në funksionimin e institucioneve.

Duke iu referuar përvojës personale si ish-deputete e PS-së, ajo deklaroi se brenda forcës politike në pushtet nuk zhvillohen diskutime të mirëfillta për vendimet dhe ligjet që miratohen.

“Ashtu si për çështje të tjera, nuk ka pasur debat të mirëfilltë në PS. Mënyra se si janë marrë vendimet dhe ligjet tregon një mungesë të theksuar debati, kolegjialiteti dhe një centralizim të të gjitha pushteteve në duart e një personi të vetëm”, u shpreh Koçeku.

Sipas deputetes, përqendrimi i pushtetit ka sjellë mungesë transparence dhe pasoja që reflektohen edhe në pakënaqësinë e qytetarëve. Ajo theksoi se shqetësimet për centralizimin e pushtetit janë adresuar edhe nga institucione ndërkombëtare.

Koçeku tha gjithashtu se SPAK nuk duhet të bëjë dallime në trajtimin e zyrtarëve të lartë dhe kërkoi që të zbatojë të njëjtat standarde ligjore për të gjithë.

“Mendoj se SPAK duhet t’i trajtojë të gjithë njësoj, duke filluar nga kryeministri dhe kupola pranë pushtetit”, deklaroi ajo.

Teksa ka folur për hetimet dhe zhvillimet që lidhen me përplasjen Rama-Veliaj, deputetja deklaroi se mungesa e veprimeve të dukshme publike nuk nënkupton domosdoshmërisht mungesë pune nga ana e SPAK.

“Mendoj që fakti që nuk po duket, nuk do të thotë që nuk po punohet mbi takimet dhe dekriptimin e bisedave telefonike”, u shpreh Koçeku, duke lënë të kuptohet se hetimet mund të vijojnë edhe pa u bërë publike.

Ajo kritikoi gjithashtu atë që e cilësoi si kthim të paligjshmërisë në një praktikë të zakonshme, duke kërkuar që vëmendja publike të përqendrohet te përgjegjësia e zyrtarëve që përballen me drejtësinë.

“Paligjshmëria që është kthyer në ligj është një mentalitet që duhet zhbërë me çdo kusht. Mendoj se energjia dhe debati duhet të kanalizohen drejt kritikës ndaj atyre që po shkaktojnë përplasjen me drejtësinë, sesa ndaj ngadalësisë së SPAK”, theksoi deputetja.

Koçeku shtoi se, pas nisjes së protestave janë përshpejtuar disa veprime të Prokurorisë së Posaçme. Ajo përsëriti kërkesën që SPAK të garantojë barazi përpara ligjit, pa përjashtuar kryeministrin Edi Rama apo zyrtarët e tjerë të lartë pranë tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministri andin hoti viziton sos fshatrat e femijeve ne kosove 6aea5b83579d6
Lajmi i mëparshëm

Ministri Andin Hoti viziton SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

zgjedhjet e mesmandatit ne shba tre astronaute votojne nga stacioni nderkombetar hapesinor 6aea5c1a896a3
Lajmi i radhës

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Të fundit nga

ShkoLartë