Nenad Savevskin 780x470 1

Koçani, kryeprokurori i ri Saveski: Do t’i thërras në takim prokurorët e lëndës, si kanë vendosur për këtë kualifikim?

March 24, 2026
1 minut lexim

Kryeprokurori i ri, Nenad Saveski, paralajmëroi se do të zhvillojë një takim me prokurorët që po merren me rastin “Koçani”, me qëllim që të njihet me ecurinë e procedurës dhe provat në këtë rast.

Në intervistë për “360 Gradë”, Saveski deklaroi se rasti ndodhet në një fazë të hershme të procedurës së dëshmive dhe se është e mundur të pritet një fazë më e pjekur e procesit për të bërë një analizë të plotë.

“Do të kem takim me prokurorët publikë që po veprojnë në këtë rast konkret për t’u njohur me gjendjen. Duke pasur parasysh se rasti është në fazë të hershme të procedurës së dëshmive, ndoshta është mirë të vijë një fazë më e pjekur e procedurës që të mund të vlerësohen siç duhet rrethanat dhe të jap qëndrimin tim”, tha Saveski.

Ai theksoi se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në punën e prokurorëve, duke theksuar se çdo prokuror publik duhet të veprojë në mënyrë të pavarur dhe mbi bazën e provave.

Sa i përket dilemave në opinion lidhur me kualifikimin juridik të rastit, Saveski tha se prokurori publik mund ta ndryshojë kualifikimin e veprës deri në përfundim të procedurës, nëse gjatë gjykimit paraqiten fakte ose prova të reja. / ALSAT

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sot i jepet lamtumira e fundit ilaz brahimit qe u vra nga e dashura 69c23af034ecb
Lajmi i mëparshëm

Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e dashura

GOLD
Lajmi i radhës

Rritet çmimi i arit – sa kushton një gram?

Të fundit nga

Igor Tudor po largohet nga Tottenhami!

Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur pritet të ndahen me marrëveshje të përbashkët pas humbjes ndaj Nottinghamit dhe një humbjeje personale të rëndë Trajneri i Tottenham Hotspur, Igor Tudor, dhe klubi anglez pritet
ShkoLartë