klubi katalanas deshiron te shmange cdo shperqendrim 69011bd8921d5

Klubi katalanas dëshiron të shmangë çdo shpërqendrim

October 28, 2025
1 minut lexim

Barcelona dhe talenti i saj i ri Lamine Yamal kanë vendosur të anulojnë intervistën e planifikuar me streamer-in e njohur francez, AmineMaTue, e cila ishte parashikuar të zhvillohej të martën.

Sipas raportimeve të ‘El Chiringuito TV’, ky vendim është marrë pas diskutimeve të brendshme në klub, me Barcelonën që i ka rekomanduar lojtarit të shmangë daljet mediatike për momenti.

Yamal e ka pranuar këshillën e klubit pa kundërshtime.

Ky hap vjen në një moment të ndjeshëm, pas polemikave që shpërthyen para “El Clásico”-s, kur Yamal bëri disa komente gjatë një interviste në Twitch me Ibai Llanos, të cilat çuan në tensione me mbrojtësin e Real Madridit, Dani Carvajal.

Klubi katalanas dëshiron të shmangë çdo shpërqendrim dhe të përqendrohet plotësisht te aspekti sportiv, ndërsa skuadra e Hansi Flick-ut përgatitet për ndeshjen e radhës në La Liga kundër Elches.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veliaj i bashkohet koalicionit anti rama dashnor sula pyetjet e pd per dumanin per hallet e berishes 69011b7695358
Lajmi i mëparshëm

“Veliaj i bashkohet koalicionit anti-Rama”/ Dashnor Sula: Pyetjet e PD për Dumanin, për hallet e Berishës

kur pritet te ekstradohet ne kosove i arrestuari ne britani per vrasjen ne hajvali 69011be4d7ad6
Lajmi i radhës

Kur pritet të ekstradohet në Kosovë i arrestuari në Britani për vrasjen në Hajvali

Të fundit nga

ShkoLartë