klubi anglez ngulmon per frattesin 68b1916117311

Klubi anglez ngulmon për Frattesin

August 29, 2025
1 minut lexim

Emri i Davide Frattesi rikthehet sërish në qendër të merkatos për Interin. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, anglezët e Newcastle janë vënë përsëri në lëvizje për ta marrë mesfushorin italian.

Në Milano ka mbërritur interesimi konkret i klubit anglez, i cili ka propozuar huazim me detyrim blerjeje. Megjithatë, detyrimi për ta blerë do të aktivizohej vetëm në kushte të vështira. Pikërisht për këtë arsye, Interi nuk e ka pëlqyer ofertën.

Drejtuesit zikaltër e vlerësojnë mesfushorin rreth 40 milionë euro.

Edhe pse Frattesi nuk është nxjerrë kurrë realisht në merkato, shitja e tij do të merrej në konsideratë vetëm me kushte më të thjeshta dhe me të ardhura pothuajse të sigurta.

Pra, qoftë në rastin e shitjes përfundimtare, edhe me detyrim blerjeje, vlejnë klauzola më të lehta për t’u arritur. Nëse Newcastle dëshiron me të vërtetë ta mbyllë marrëveshjen për mesfushorin italian, atëherë duhet ta bëjë shpejt ofertën e duhur..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kos optimiste per negociatat 68b190f4ac14c
Lajmi i mëparshëm

Kos optimiste për negociatat

agjentja serbe dhe piloti kroat serpska e lidhur me rrjetin e spiunazhit te bia s se serbise 68b191675068d
Lajmi i radhës

Agjentja serbe dhe piloti kroat: Sërpska e lidhur me rrjetin e spiunazhit të BIA-s së Serbisë?

Të fundit nga

ShkoLartë