klos 30 vjecari dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit ende pa gjurme 696b909751482

Klos: 30-vjeçari dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit, ende pa gjurmë

January 17, 2026
1 minut lexim

Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Matit, për gjetjen e 30-vjeçarit, Jurgen Karaj.

Prej datës 10 janar 2026, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e 30 vjeçarit, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, duke e çuar më pas në lumin Mat.

Ai ndodhej në automjet si pasagjer me shoferin 24-vjeçar, Andi Losha, kur mjeti kumbi kontrollin dhe ra në përrua. Losha arriti që të dalë nga makina dhe të mbijetojë, ndërsa 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit.

Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forca e Posaçme “Shqiponja”, e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e 30-vjeçarit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

msh projektligji per mbrojtje nga duhani nuk eshte goditje per gastronomine por mbrojtje e se drejtes per nje vend pune te shendetshem 696b844940f2d
Lajmi i mëparshëm

MSH: Projektligji për mbrojtje nga duhani nuk është goditje për gastronominë, por mbrojtje e së drejtës për një vend pune të shëndetshëm

milan allegri iu pergjigjet kritikave ne me fat kjo eshte mungese respekti 696b911f28343
Lajmi i radhës

Milan, Allegri iu përgjigjet kritikave: Ne me fat? Kjo është mungesë respekti

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë