klisman cake kemi force per tre pike kunder shelburne fc 68f8fa997996d

Klisman Cake: Kemi forcë për tre pikë kundër Shelburne FC

October 22, 2025
1 minut lexim

Nesër në orën 18:45, Shkendija do të presë ekipin e Shelburne nga Republika e Irlandës, në kuadër të ndeshjes së xhiros së dytë të Conference League në futboll.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Futbollisti i kombëtares shqiptare që luan për Shkendijën e Tetovëss, Klisman Cake, beson se ekipi mund të fitojë edhe kundër Shelburne FC.

“Sigurisht, ky është tashmë një moment historik për Shkendijën dhe ne mezi e presim.

Pres mbështetje nga tifozët. 

Kemi treguar se këtë sezon po luajmë mirë në Evropë, po shënojmë rezultate të mira dhe nesër do të futemi për tre pikët” – tha Cake.

“Një motiv plus për mua është se u ftova edhe në ekipin kombëtar të Shqipërisë, dhe e meritova këtë me lojërat e mira në Shkendijën”, tha Cake.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maliq zjarr ne fshatin sovjan flaket perpijne banesen 68f8fa34635d5
Lajmi i mëparshëm

Maliq/ Zjarr në fshatin Sovjan, flakët “përpijnë” banesën

veriu i kosoves dhe sfida e bashkepunimit me qendren 68f8faa01ca16
Lajmi i radhës

Veriu i Kosovës dhe sfida e bashkëpunimit me qendrën

Të fundit nga

ShkoLartë