klgj harton plan masash per rritjen e sigurise ne gjykata 68ecce9369fb1

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

October 13, 2025
1 minut lexim

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një plan të gjerë masash për forcimin e sigurisë dhe përmirësimin e infrastrukturës në gjykatat e vendit, pas mbledhjes së mbajtur më 10 tetor 2025. Vendimi vjen pas shqetësimeve të ngritura nga gjyqtarët gjatë takimeve të zhvilluara muajt e fundit.



Sipas njoftimit, KLGJ do të mbledhë dhe analizojë informacionin e detajuar nga të gjitha gjykatat lidhur me masat ekzistuese të sigurisë, pajisjet teknike, si skanerë, detektorë dhe kamera, si dhe funksionalitetin e tyre. Pas identifikimit të problematikave, do të ngrihet një grup ndërinstitucional pune me përfaqësues nga KLGJ, KLP, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për hartimin e protokolleve standarde të sigurisë dhe trajnimin e personelit.

Një tjetër vendim parashikon marrjen e masave për ndërtimin e tetë godinave të reja të gjykatave të shkallës së parë dhe të ndërtesave të reja për Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Këshilli do të kërkojë gjithashtu kalimin në pronësi të godinave ekzistuese të gjykatave.

Në fushën ligjore, do të propozohet ndryshimi i ligjeve që rregullojnë statusin e magjistratëve dhe organizimin e pushtetit gjyqësor. Ndërkohë, KLGJ do të bashkëpunojë me AKEP dhe AMA për ndalimin e gjuhës së papërshtatshme ndaj gjyqtarëve në rrjetet sociale.

Po ashtu, është vendosur që salla e amfiteatrit në godinën “Poli i Drejtësisë” të marrë emrin “Astrit Kalaja”, në nderim të gjyqtarit të rënë në krye të detyrës.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te dua po kthehesh ne shtepi bisedat e para te pengjeve me te afermit e tyre pas 738 ditesh ne duart e hamasit 68eccb860596c
Lajmi i mëparshëm

“Të dua, po kthehesh në shtëpi”, bisedat e para të pengjeve me të afërmit e tyre pas 738 ditësh në duart e Hamasit

franca me qeveri te re lecornu prezanton kabinetin e ri 68eccfc3870ac
Lajmi i radhës

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

Të fundit nga

Tërmet 5.2 ballë godet Turqinë, epiqendra pranë Demirçit

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar rreth 20 kilometra në veriperëndim të

Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30

Në të ardhmen, personazhe të shquar, drejtues ekzekutivë dhe politikanë mund të udhëtojnë me shoferë në diçka të quajtur Aznom L’Epoque. I krijuar nga kompania e dizajnit Aznom me seli në Monza
ShkoLartë