klevis balliu takim me tobias gotthardt ne mynih gjate munich security conference 69905a14e04b5

Klevis Balliu takim me Tobias Gotthardt në Mynih gjatë Munich Security Conference

February 14, 2026
1 minut lexim

Klevis Balliu, i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Munich Security Conference, zhvilloi një takim me Tobias Gotthardt, Sekretar i Shtetit në Ministria e Ekonomisë, Zhvillimit Rajonal dhe Energjisë e Bavarisë, në Bavaria.

Në një postim në FB Balliu bën të ditur se gjatë takimit, u diskutua për Shqipërinë dhe sfidat me të cilat përballet vendi. Sipas tij, Gotthardt e njihte mirë Shqipërinë dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur vendin në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe forcimit të bashkëpunimit institucional.

Në reagimin e tij, Balliu theksoi se Shqipëria ka miq të shumtë në mbarë botën, por nënvizoi se mbështetja e aleatëve do të jetë edhe më e fuqishme nëse pastrohen institucionet nga korrupsioni dhe garantohen standarde të plota të shtetit të së drejtës.

Ai shtoi se vetëm përmes institucioneve të forta, transparente dhe të pakapura nga interesa të paligjshme mund të ndërtohet një partneritet i qëndrueshëm dhe një e ardhme e sigurt për qytetarët shqiptarë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump ndryshimi i regjimit gjeja me e mire qe mund te ndodhe ne iran 6990594b3fb87
Lajmi i mëparshëm

Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndodhë në Iran

zgjedhjet ne pdk dhe aak analistet te jene reale e jo formale 69905a2e763d1
Lajmi i radhës

​Zgjedhjet në PDK dhe AAK, analistët: Të jenë reale e jo formale

Të fundit nga

FHK-ja konfirmohet në Kategorinë A 

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të jetë prej federatave sportive kryesore në vend. Këtë pos sukseseve të vazhdueshme e dëshmon edhe kategorizimi i federatave sportive të cilin e bën Ministria e
ShkoLartë