klauzola vlen edhe per trofeun e champions league 68d562135a40f

Klauzola vlen edhe për trofeun e Champions League

September 25, 2025
1 minut lexim

Raphinha ishte një nga kandidatët kryesor për të fituar “Topin e Artë” këtë vit, por braziliani u rendit vetëm në vendin e pestë.

Megjithatë, te Barcelona janë të gëzuar për këtë gjë, sepse nëse do ndodhte që braziliani të fitonte “Topin e Artë”, klubi katalanas do paguante 11 milionë euro te Leeds.

Kur Raphinha u transferua në verën e vitit 2022 nga Leeds te Barcelona për 58 milionë euro në total bashkë me bonuset, në marrëveshjen mes palëve kishte një klauzolë të veçantë, sipas të cilës në rast se sulmuesi fiton “Topin e Artë”, katalanasit do i paguajnë 11 milionë euro të tjera klubit anglez.

Kjo klauzolë vlen edhe për trofeun e Champions League.

Në rast se Barcelona fiton Champions League, Leeds fiton automatikisht 11 milionë euro, falë Raphinha-s.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vanhorn takohet me kryetaren e klp se mirela bogdani fokus zgjedhja e kreut te spak 68d561b697c52
Lajmi i mëparshëm

VanHorn takohet me Kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani: Fokus zgjedhja e kreut të SPAK

italia dergon 24 karabiniere ne kosove para zgjedhjeve lokale 68d5622194b7b
Lajmi i radhës

Italia dërgon 24 karabinierë në Kosovë para zgjedhjeve lokale

Të fundit nga

ShkoLartë