Federata e Basketbollit e Maqedonisë së Veroit del me komunikatë për fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë: Slloganet nacionaliste, gjuha e urrejtjes dhe nxitja e jotolerancës nuk kanë vend në tribuna
Përgjatë zhvillimit të ndeshjes, u dëgjuan thirrje skandaloze dhe nxitëse të urrejtjes etnike, si parulla famëkeqe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, që përkujtojnë retorikën më të errët të historisë evropiane.
Federata e Basketbollit e Maqedonisë distancohet dhe dënon sjelljen josportive dhe nacionaliste të një numri të vogël tifozësh në ndeshjen Maqedoni-Rumani, të luajtur më 2 gusht 2025 në Kumanovë.
“Veprime të tilla nuk përfaqësojnë frymën, vlerat dhe identitetin e federatës sonë, as nuk pasqyrojnë shumicën e tifozëve tanë, të cilët do të jenë gjithmonë një shembull i kulturës dhe mbështetjes sportive.
Slloganet nacionaliste, gjuha e urrejtjes dhe nxitja e jotolerancës nuk kanë vend në tribuna, as në sport në përgjithësi. U bëjmë thirrje të gjithë tifozëve të përmbahen nga veprime të ngjashme në të ardhmen dhe të kontribuojnë në krijimin e një atmosfere pozitive, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në stadiume dhe salla.
Në të njëjtën kohë, ne gjithmonë do të bashkëpunojmë me institucionet kompetente për të identifikuar personat e përfshirë në mënyrë që ngjarje të tilla të izoluara të mos ndodhin në të ardhmen.
Na vjen keq që një ngjarje e tillë, e cila mori vlerësimet më të larta nga aspekti i organizimit dhe i pritjes, megjithatë u përdor nga një strukturë e papërfillshme jo-tifozë për nevoja jo-sportive.
E përsërisim: sporti bashkon – nuk përçan. Qëllimi ynë i përbashkët është konkurrenca e ndershme, respekti i ndërsjellë dhe përfaqësimi dinjitoz i ngjyrave tona”, reagon FBM.
Burimi: botasot.info


