kjo kompani po ofron masazhin e pare ne bote te mundesuar nga robotet me inteligjence artificiale 688cfca1ba5da

Kjo kompani po ofron masazhin e parë në botë të mundësuar nga robotët me Inteligjencë Artificiale

August 1, 2025
1 minut lexim

Në dy vitet e fundit, ritmi i zhvillimit të Inteligjencës Artificiale (IA) është rritur në mënyrë eksponenciale, duke i bërë ekspertët të paralajmërojnë se punët njerëzore janë gjithnjë e më shumë në rrezik automatizimi.

Ndërsa rolet e nivelit fillestar përballen me ndërprerje të konsiderueshme, pak veta mund të kenë parashikuar se Al do të vinte për profesione si terapia e masazhit.

Një kompani me seli në SHBA tani po ofron masazhin e parë në botë të mundësuar nga Al, duke tërhequr interes nga klientët në të gjithë globin.

Para se të fillojë masazhi, klienti duhet të veshë një kostum të përshtatshëm të ofruar nga Aescape në mënyrë që krahët robotikë të rrëshqasin mbi trup pa asnjë pengesë.

Roboti përdor sensorë të përparuar për të hartëzuar mbi një milion pika të dhënash 3D të trupit të një klienti, duke i mundësuar Aerpoints të aplikojë shtatë teknika të dallueshme masazhi me presionin dhe temperaturën perfekte. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

terdevci per mandatin e saj ne drenas prioritet uji i pijes dhe mbeshtetja per nenat lehona 688cfbf0d8ceb
Lajmi i mëparshëm

Tërdevci për mandatin e saj në Drenas: Prioritet, uji i pijes dhe mbështetja për nënat lehona

nje 9 vjecare ne gaza humbet aftesine per te ecur per shkak te urise 688cfcdd0fddc
Lajmi i radhës

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Të fundit nga

ShkoLartë