Sunderland ndali një pikë të madhe në përballje me Manchester Cityn, duke luajtur baras (0:0) në ndeshjen e javës së 19-të të Premier League.
Kapiten i Sunderlandit, Granit Xhaka, si zakonisht u paraqit nga minuta e parë, u angazhua maksimalisht dhe u vlerësua me notën 7.4 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Futbollisti i Sunderlandit, Enzo Le Fee, është më i vlerësuari nga të gjithë të tjerët.
Enzo Le Fee u vlerësua me notën 8.4 dhe është lojtar i ndeshjes. Erling Haaland i Manchester City u vlerësua me notën 6.2.
Manchester City zë vendin e dytë me 41 pikë e Sunderlandi të shtatin me 29 sosh.
Enzo Le Fée
Burimi: botasot.info


