kjo eshte lartesia ideale e krevatit ndikon drejtperdrejt ne shendet mos e neglizhoni kete detaj 6929cb3762a02

Kjo është lartësia ideale e krevatit: Ndikon drejtpërdrejt në shëndet – mos e neglizhoni këtë detaj

November 28, 2025
min lexim

Për shumëkënd, dhoma e gjumit e dizajnuar mirë është elementi më i rëndësishëm i rutinës së natës. Në fund të fundit, një person mesatar e kalon një të tretën e jetës në shtrat, prandaj pse të mos krijojë një hapësirë që e relakson dhe e bën zgjimin më të këndshëm?

Shumica e njerëzve përqendrohen në blerjen e dyshekut më të rehatshëm, të shtratit të bukur, jastëkëve të butë. Megjithatë, lartësia e krevatit, pra distanca nga dyshemeja deri në majë të dyshekut, është po aq e rëndësishme.

Nga këndvështrimi i dizajnit, lartësia e krevatit mund të ndikojë në atmosferën e përgjithshme të dhomës.

Krevatet më të ulëta krijojnë një ambient modern dhe të qetë, të përshtatshëm për hapësira të vogla ose për pamje minimaliste. Krevatet më të larta japin ndjesi formaliteti dhe prezence, ideale për dhoma klasike ose të mbushura me shtresa detajesh, shpjegon dizajnerja Golara Gasemi.

Por nëse e pyesni fizioterapisten Emily Whitmore, ky detaj shpesh i nënvlerësuar luan rol kyç në sigurinë dhe shëndetin e nyjave.

Një krevat shumë i lartë mund të rrisë rrezikun e rënies, sidomos te personat me lëvizshmëri të kufizuar, të cilëve mund t’u jetë e vështirë të vendosin këmbët në tokë në mënyrë të sigurt. Nga ana tjetër, një krevat shumë i ulët e vështirëson ngritjen nga shtrati, duke ushtruar presion shtesë mbi gjunjë, ije dhe shpinën e poshtme, shpjegon ajo qartë.

Ajo paralajmëron se gjumi i vazhdueshëm në një krevat që është shumë i lartë ose shumë i ulët mund të çojë në dhimbje të nyjave, lodhje të muskujve dhe probleme me shpinën.

Pra, cila është lartësia ideale? Varet. Emily Whitmore thotë se “pika e artë” është mes 45 dhe 63.5 centimetrave, por gjithçka lidhet me ndjesinë tuaj të rehatisë.

Mund ta përcaktoni lartësinë e duhur duke u ulur rehat në buzë të krevatit. Gjuha duhet të jenë të përkulura në rreth 90 gradë, ndërsa shputat të jenë plotësisht në dysheme. Nëse këmbët varen ose nëse gjunjët janë më lart se ijet, atëherë krevati është ose shumë i lartë ose shumë i ulët, thotë Emily Whitmore.

Dhe, pasi lartësia ideale e krevatit mund të ndryshojë me kalimin e viteve ose me ndryshimin e nevojave tuaja, mund të jetë e mençur të merrni një kornizë krevati që rregullohet në lartësi. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perurohet shtatorja e tahir sinanit ne prizren hoxhaj nderim per rrenjet dhe sakrificen kombetare 6929ca0f1b7cb
Lajmi i mëparshëm

Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Prizren, Hoxhaj: Nderim për rrënjët dhe sakrificën kombëtare

dap pagesa nga tvsh ja ime eshte ne vazhdim deri me tani jane paguar 552 milione denare 6929d4b550c1b
Lajmi i radhës

DAP: Pagesa nga “TVSH-ja Ime” është në vazhdim, deri më tani janë paguar 552 milionë denarë

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë