kjo eshte gjendja e edon zhegroves 694d225a2463b

Kjo është gjendja e Edon Zhegrovës

December 25, 2025
1 minut lexim

Edon Zhegrova është sëmurë së fundmi dhe nuk ushtroi me Juventusin shkaku i gripit, të shoqëruar nga një temperaturë e lehtë.

Mirëpo, mediat italiane raportojnë se gjendja e yllit nga Kosova po përmirësohet.

Kjo nënkupton se ish-futbollisti i Lillet mund të jetë i gatshëm dhe në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti për ndeshjen e së shtunës.

Më saktësisht, “Bianconeri” do të luajnë më 27 dhjetor me Pisan në udhëtim, duke filluar nga ora 20:45.

Sot do të vendoset përfundimisht rreth “fatit” të Zhegrovës për ndeshjen e kësaj fundjave, por që shenjat janë të mira që ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti.

E konkurrenti i tij për një pozitë titullari, Conceicao mbetet i lënduar dhe kjo jep shpresë që anësori i djathtë mund të ketë më shumë minuta në dispozicion, për të mos thënë që të luajë edhe nga minuta e parë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

erion veliaj uron krishtlindjen nga qelia drita gjithmone fiton mbi erresiren dhe shpresa lind edhe ne momentet me te veshtira 694d21f55c0f4
Lajmi i mëparshëm

Erion Veliaj uron Krishtlindjen nga qelia: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe shpresa lind edhe në momentet më të vështira

emri sherr banal ne kavaje plagoset me thike pronari i nje biznesi 694d2303bb47d
Lajmi i radhës

EMRI/ Sherr banal në Kavajë, plagoset me thikë pronari i një biznesi

Të fundit nga

ShkoLartë