kisellova e mbeshtesim rrugetimin e maqedonise drejt be se mirepo kerkojme te permbushen detyrimet qe kane ndaj bullgarise 6861113f1376a

Kisellova: E mbështesim rrugëtimin e Maqedonisë drejt BE-së, mirëpo kërkojmë të përmbushen detyrimet që kanë ndaj Bullgarisë

June 29, 2025
1 minut lexim

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Natalia Kisellova, deklaroi se vendi do të vazhdojë përpjekjet e saj për të mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e pranimit të saj në Bashkimin Evropian.

“Bullgaria nuk ka absolutisht asnjë pretendim ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut në asnjë formë, përveç respektimit të Traktatit të Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë të vitit 2018 dhe Konsensusit Evropian të vitit 2022, domethënë detyrimeve që vetë Maqedonia e Veriut i ka pranuar, por që nuk janë përmbushur deri më tani.

Ata po kërkojnë argumente për të mos i përmbushur ato detyrime dhe kështu të vonojnë marrjen e një ftese. Bullgaria po i shtrin dorën dhe besoj se në javët e ardhshme do të dëshmojmë se si do të përpiqemi ta ndihmojmë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat, sepse kjo është e rëndësishme – që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Kisellova.

Ajo kujtoi se këto elementë të qëndrimit bullgar janë të përfshirë në një vendim të Parlamentit bullgar, i cili u votua unanimisht nga deputetët në fund të majit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi vazhdon te heshte per cfare pazari urdheruan fshirjen e mergates nga regjistrimi 68610df69126e
Lajmi i mëparshëm

BDI vazhdon të heshtë! Për çfarë pazari urdhëruan fshirjen e mërgatës nga regjistrimi?

si ndihet brad pitt ne te vertete per martesen me ines de ramon 686112e2d8f9b
Lajmi i radhës

Si ndihet Brad Pitt në të vërtetë për martesën me Ines de Ramon

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë