Kina zbulon planet e saj ambicioze për robotët humanoid

Kina ka zbuluar planet e saj ambicioze për të prodhuar në masë robotët humanoidë të cilët thotë se do të kenë të njëjtin impakt si smartfonët.

Përmes një dokumenti publikuar javën e kaluar, Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit tha se robotët do të ri-formësojnë botën.

MIIT tha se deri në 2025 produkti do të ketë arritur nivelin e avancuar dhe të prodhohet në masë. “Ato pritet të bëhen produkte “disruptive” pas kompjuterëve, telefonave inteligjentë dhe automjeteve të reja me energji”, thuhet në dokument.

Bloomberg tha se dokumenti nuk jepte detaje por vetëm ambicie të mëdha. Disa kompani Kineze po ndihmojnë në mbështetje të ambicieve robotike të vendit.

Startupi Kinez Fourier Intelligence për shembull tha se do të fillonte prodhimin në masë të robotit humanoid GR-1 nga fundi i vitit sipas South China Morning Post.

Kompania me seli në Shangai tha se aspironte të shiste mijëra robotë në 2024 të cilët mund të ecin me 5km/h dhe të mbanin 50 kilogramë. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Të shtëna në një shkollë në Gjermani, një i plagosur

Story i radhës

“Izraeli po kryen krime lufte me paratë e taksapaguesve amerikanë”

Të fundit nga