kina krijon blete robotike per spiunazh 6872121dd485e

​Kina krijon “bletë robotike” për spiunazh

July 12, 2025
1 minut lexim

Shkencëtarët kinezë kanë arritur me sukses të shndërrojnë bletët në robotë, duke vendosur pajisje kontrolluese në trurin e tyre.

Pajisja, që peshon më pak se një majë lapsi, lidhet në pjesën e pasme të një blete dhe përmes gjilpërave të vogla lidhet drejtpërdrejt me trurin e saj. Sipas studiuesve, në testime pajisja funksionoi nëntë nga dhjetë herët dhe bletët i zbatuan urdhrat për të kthyer majtas apo djathtas. Bleta është gjysmë insekt dhe gjysmë me pajisje.

“Bletët robotike” mund të përdoren në misione shpëtimi – ose në operacione të fshehta si zbulues ushtarakë. Pajisja e vogël mund të pajiset me kamera, përgjues dhe sensorë që u mundësojnë insekteve të mbledhin dhe regjistrojnë informacione.

Duke qenë se janë të vogla në madhësi, këto bletë mund të përdoren për operacione të fshehta ushtarake apo të sigurisë, duke hyrë në hapësira të ngushta pa ngjallur dyshime.

Zhvillimi i kësaj teknologjie është kryer në Institutin e Teknologjisë në Pekin. Ajo funksionon përmes dërgimit të impulseve elektrike në lobin optik të insektit – qendrën e përpunimit vizual në tru – gjë që u lejon studiuesve të drejtojnë fluturimin e bletës.

Studimi u publikua së fundmi në revistën Chinese Journal of Mechanical Engineering, raporton “Telegraph”.

Edhe disa vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Japoninë, janë në garë për të zhvilluar bletë të tilla.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

17 gjoba institucioneve per shkelje te qasjes ne dokumente publike dhe mbrojtje te te dhenave personale 6872112f89015
Lajmi i mëparshëm

17 gjoba institucioneve për shkelje të qasjes në dokumente publike dhe mbrojtje të të dhënave personale

zelensky thote se shba ja ka rifilluar furnizimet ushtarake per ukrainen 6872125a711b3
Lajmi i radhës

Zelensky thotë se SHBA-ja ka rifilluar furnizimet ushtarake për Ukrainën

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë