Kim Kardashian shfaqet me një stil krejtësisht të ri gjatë vizitës së saj në Paris.
Themeluesja e SKIMS, 44 vjeçe, veshi një paruke të shkurtër dhe një bluzë transparente ngjyrë fildishi, që nxirrte në pah barkun e saj, të kombinuar me një fund të gjatë dhe aksesorë elegantë.
Pamja e saj frymëzoi krahasime nga ndjekësit në Instagram, disa duke e vënë në lidhje me gruan e ish-burrit të saj, Bianca Censori, e cila njihet për prerjen e shkurtër të flokëve dhe veshjet transparente, shkruan DailyMail.
Kim e shoqëroi pamjen me një grim të lehtë dhe një unazë argjendi, ndërsa mbishkrimi i postimit të saj ishte i thjeshtë: “Martin Margiela i viteve të 90-ta”.
Fotografitë, të kapura nga fotografi i saj i preferuar Pierre Snaps, treguan gjithashtu një fustan të zi Alaia pa rripa gjatë sfilatës së Maison Alaïa të premten.
Ky ishte rikthimi i saj në Paris pas pesë muajsh, që përkon me paraqitjen e saj në gjyqin për grabitjen e hotelit në vitin 2016, e cila do të pasqyrohet në sezonin e ardhshëm të serialit The Kardashians në Hulu.
Kim mbrojti vendimin për të veshur bizhuteritë e shndritshme, duke thënë: “Dua të jem ajo që dua të jem”.Ndërkohë, ish-menaxheri i Kanye West, Scooter Braun, foli për marrëdhënien e prishur me reperin pas deklaratave të tij problematike dhe tha se fokusi i tij tani është tek fëmijët e tij dhe sigurimi që ata të jenë të përgatitur dhe të forte.
Burimi: botasot.info


