kim kardashian dhe lewis hamilton shfaqen per here te pare se bashku ne publik 6989ba776ad3d

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton shfaqen për herë të parë së bashku në publik

February 9, 2026
1 minut lexim

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton bënë daljen e tyre të parë publike së bashku, teksa morën pjesë në Super Bowl LX plot yje, të dielën, në stadiumin Levi’s.

Ylli i reality TV-së, 45 vjeç, dhe piloti britanik i Formula 1, 41 vjeç, u panë duke shijuar përballjen mes Seattle Seahawks dhe New England Patriots, mes raportimeve se po shijojnë një “romancë sekrete”.

Ndërkohë, një lexuese buzësh ka zbuluar bisedën me “peshë të lartë” mes yllit të F1 dhe manjatës së SKIMS, pasi Lewis duket se i ka premtuar Kim-it se ajo do të takojë nënën e tij, sipas një klipi viral nga transmetimi.

Image

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton

“S’ia prezantoj nënës sime çdo vajzë. Dua të them, ti do ta takosh një ditë — ajo është shumë e emocionuar të të njohë,” raportohet të ketë thënë Lewis ndaj Kim-it, sipas ekspertes Nicola Hickling, themeluese e LipReader.

Hickling i tha Daily Mail se Kim dukej se “lëvizte në mënyrë të parehatshme në ulësen e saj” dhe e mbuloi fytyrën “para se të përgjigjej thjesht me një ‘okay’”.

Ndërkohë, ekspertja e gjuhës së trupit Judi James i zbuloi Daily Mail-it se Kim përdori një teknikë flirtimi “të nxehtë dhe të ftohtë”, e cila e la Lewis-in “duke u shkrirë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm nuk ka pergjigje se si 5 tone droge kaluan kufirin dhe kush eshte i perfshire 6989b83bb681f
Lajmi i mëparshëm

LSDM: Nuk ka përgjigje se si 5 tonë drogë kaluan kufirin dhe kush është i përfshirë

almir kryeziu ylli i javes 6989c106bdb72
Lajmi i radhës

Almir Kryeziu, Ylli i Javës

Të fundit nga

Almir Kryeziu, Ylli i Javës

Almir Kryeziu, futbollisti i FC Ballkanit, është shpallur për herë të dytë në këtë edicion “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës, çmim që ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës në
ShkoLartë