almir kryeziu ylli i javes 6989c106bdb72

Almir Kryeziu, Ylli i Javës

February 9, 2026
1 minut lexim

Almir Kryeziu, futbollisti i FC Ballkanit, është shpallur për herë të dytë në këtë edicion “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës, çmim që ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall.

Kryeziu pati një paraqitje të shkëlqyer gjatë 88 minutave sa ishte në fushë, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në golin e dytë, për të siguruar fitoren e FC Ballkanit kundër Gjilanit me rezultatin 1:2. Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

“Kemi pasur një fazë përgatitore shumë të mirë dhe kemi pasur kohë të mjaftueshme për ta analizuar Gjilanin. Ekipi ka qenë shumë i mirë edhe në sezonin e kaluar, megjithatë këto transfere kanë rritur konkurrencën, por edhe kualitetin në ekip”, ka thënë Kryeziu për faqen zyrtare të FFK-së.

“Synimi i FC Ballkanit është dalja kampion dhe jemi në rrugën e mirë për ta arritur këtë, por jemi edhe në garë për Kupën e Kosovës, andaj do të luftojmë në të dyja garat. Falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës për vlerësimin si më i miri i xhiros, si dhe bashkëlojtarët dhe stafin e trajnerëve, sepse pa ta kjo performancë nuk do të ishte e mundur”, ka pohuar ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kim kardashian dhe lewis hamilton shfaqen per here te pare se bashku ne publik 6989ba776ad3d
Lajmi i mëparshëm

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton shfaqen për herë të parë së bashku në publik

bloomberg ministrat britanike do ti kerkojne starmer te jape doreheqjen ose do largohen vete 6989c1ca5a3a9
Lajmi i radhës

Bloomberg: Ministrat britanikë do t’i kërkojnë Starmer të japë dorëheqjen, ose do largohen vetë

Të fundit nga

Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do të zgjasin armëpushimin me Iranin, me kërkesë të Pakistanit, dhe do të vazhdojnë bllokadën e porteve iraniane. Po ashtu Trump ka theksuar se
ShkoLartë