kim kardashian dhe lewis hamilton puthje pasionante nen kullen eiffel 6ab990fc27528

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton, puthje pasionante nën Kullën Eiffel

September 27, 2026
1 minut lexim

Kim Kardashian dhe piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton, kanë nxitur sërish thashethemet për një lidhje romantike, pasi një foto e tyre duke u puthur nën Kullën Eiffel u publikua në rrjetet sociale.

45-vjeçarja ndau në Instagram disa foto nga udhëtimi i saj në Evropë, ku përfshiu momente nga Spanja, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Mes fotove ishte edhe një moment intim me Hamilton, 41 vjeç, teksa të dy shfaqen duke u puthur në një varkë në lumin Sena, me Kullën Eiffel të ndriçuar në sfond. Kardashian e shoqëroi postimin me flamujt e katër vendeve dhe një emoji në formë ylli.

Në albumin e publikuar prej saj kishte gjithashtu ftesa VIP për një koncert të Celine Dion në Paris, një darkë romantike për dy persona dhe një selfie nga një pistë garash, ku Hamilton shihet duke drejtuar një makinë.

Fotot e Kardashian janë të ngjashme me ato që Hamilton kishte publikuar disa ditë më parë, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për marrëdhënien mes tyre.

Thashethemet për një lidhje mes Kardashian dhe Hamilton nisën në shkurt të vitit 2026, kur të dy u panë së bashku në Paris. Më 2 shkurt, TMZ publikoi një video ku ata shfaqeshin duke dalë nga i njëjti SUV pasi kishin mbërritur në një hotel në kryeqytetin francez.

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton njihen prej më shumë se një dekade. Ata ishin fotografuar së bashku edhe në ceremoninë GQ Men of the Year në vitin 2014, ku Kardashian kishte marrë pjesë me bashkëshortin e saj të atëhershëm, Kanye West.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

papa kunder eutanazise gjate vizites ne france mund te jete e ligjshme por jo morale 6ab9903162c62
Lajmi i mëparshëm

Papa kundër eutanazisë gjatë vizitës në Francë: Mund të jetë e ligjshme, por jo morale

i erdhi fundi denion meidanit 6ab993a0c14f4
Lajmi i radhës

I erdhi fundi Denion Meidanit

Të fundit nga

I erdhi fundi Denion Meidanit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka propozuar ndryshime në drejtimin e dy ambasadave të Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndryshimi parashikon një shkëmbim mes dy ambasadorëve
ShkoLartë