Këngëtarja e njohur, Kida, i dha fund beqarisë një javë më parë, duke kurorëzuar dashurinë e saj në një dasmë madhështore në Romë të Italisë.
Për ditën e tyre të veçantë, çifti kishte zgjedhur një nga vilat luksoze të kryeqytetit italian, duke krijuar një atmosferë elegante dhe romantike për ceremoninë e tyre.
Dasma e Kidës dhe partnerit të saj tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ndërsa fotografitë dhe pamjet nga ceremonia u komentuan gjerësisht nga fansat dhe ndjekësit e këngëtares.
Tashmë, çifti ka vendosur të ndajë me publikun edhe një tjetër pjesë të rëndësishme të kësaj dite. Ata kanë publikuar një video të realizuar në formën e një filmi të shkurtër, në të cilin janë përmbledhur disa nga momentet më të bukura të dasmës.
Në video shfaqen pamje të çiftit gjatë përgatitjeve për ceremoninë, si dhe pjesë të shkëputura nga atmosfera festive e mbrëmjes.
Krahas momenteve nga ceremonia, në film janë përfshirë edhe disa pamje nga qyteti i Romës, ku çifti shihet duke shijuar një pjesë të qytetit dhe duke kaluar momente së bashku para se të kurorëzonin dashurinë e tyre.
Videoja sjell gjithashtu disa pamje nga prapaskenat e dasmës, duke u dhënë ndjekësve mundësinë të shohin më nga afër përgatitjet, emocionet dhe detajet që shoqëruan ditën e madhe.
Sidoqoftë, fundi i videos la të nënkuptuar se do të ketë diçka përtej këtij filmi të shkurtër që pritet të publikohet gjatë ditëve në vijim.
Burimi: botasot.info


