Kryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka lënë të hapur mundësinë që Zijadin Sela dhe Lidhja Shqiptare të bëhen pjesë e qeverisë, por jo e koalicionit VLEN.
Kasami tha se qeveria mund të zgjerohet dhe se bisedimet janë të hapura me të gjithë ata që pranojnë programin qeveritar.
Por përgjigjja nga Lidhja Shqiptare ishte e menjëhershme dhe e prerë. Nga partia e Selës deklaruan se nuk e shohin veten pjesë të një pushteti që, sipas tyre, “tregton të drejtat e shqiptarëve në shkëmbim të pushtetit”.
Debati për një afrim të mundshëm të Selës me qeverinë u rikthye pas takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Burimi: lajmpress.org



