kia pv5 thyen rekordin guinness per distancen me nje karikim te vetem 690154f13c3b0

Kia PV5 thyen rekordin Guinness për distancën me një karikim të vetëm

October 29, 2025
1 minut lexim

Kombi elektrik Kia PV5 vendos rekord botëror Guinness në distancë me një karikim të vetëm.

Kombi elektrik Kia PV5 Cargo ka përshkuar 693.38 km me një karikim të vetëm, pothuajse dyfish më shumë se distanca zyrtare prej 415 km.

Rekordi u vendos në rrugë reale në veri të Frankfurtit, me një ngarkesë prej 790 kg.

Gjatë testit 22-orësh, dy shoferë bënë 12 xhiro në një rrugë 58.2 km të gjatë me kushte reale trafiku.

Automjeti kishte bateri 71.2 kWh, ndërsa versioni bazë ka 51.5 kWh dhe rreze prej 296 km.

PV5 është pjesë e familjes së re të automjeteve Platform Beyond Vehicle (PBV) të Kia-s, të bazuar në arkitekturën E-GMP.S, me dizajn modular dhe mundësi konfigurimi si furgon, kabinë me shasi ose monovolum. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video vrau me thike 42 vjecarin per nje foto me kalin dalin pamjet e arrestimit te kristo memes ne berat 690154c4d305a
Lajmi i mëparshëm

Video/ Vrau me thikë 42-vjeçarin për një foto me kalin, dalin pamjet e arrestimit të Kristo Memës në Berat

msh e drejtuar nga hamasi mbi 68 mije persona jane vrare ne lufte 69015533c38cc
Lajmi i radhës

MSh e drejtuar nga Hamasi: Mbi 68 mijë persona janë vrarë në luftë

Të fundit nga

ShkoLartë