Klubi i futbollit Vizioni nga Ferizaj (femrat), anëtare e Ligës së Parë (rangu i dytë) akuzojnë trajnerin e Presing-ut nga Sadovina, Enver Halilin, se ka pas sjellje josportive, ndërsa ky i fundit i kundërpërgjigjet akuzave të klubit ferizajase.
“Në ndeshjen ndaj KFF Presingu në Sadovinë, përjetuam një tmerr të vërtetë.
Trajnerët kundërshtarë na provokuan me sharje e fyerje, dhe situata kulmoi kur njëri prej tyre (Enver Halili) – i cili nuk figuron fare në protokollin zyrtar të ndeshjes – sulmoi fizikisht njërën prej lojtareve tona edhe brenda zhveshtores e më pas në fushë, para syve të publikut dhe kamerave të FFK-së.
Ky veprim i shëmtuar shkaktoi frikë, stres dhe psikologjike te lojtaret tona dhe lëndoi familjet tona që besojnë se futbolli i femrave duhet të jetë i sigurt.
Nuk është hera e parë që sulmohemi nga këta pseudotrajnerë – një rast i ngjashëm ndodhi edhe vitin e kaluar, kur ish-lojtarja jonë Jehona Zeka u fye në mënyrën më poshtëruese nga i njëjti trajner, Enver Halili.
Provokimet nuk munguan as ndaj trajnerit tonë, të cilin në çdo moment e provokonte Granit Halili.
Situata eskaloi edhe më tej kur publiku u fut në fushë për të na sulmuar, por falë ndërhyrjes së sigurimit u shpëtuam nga më e keqja.
Theksojmë me keqardhje se Enver Halili, një gjysh me dhjetëra nipër e mbesa, në vend që të jetë shembull urtësie e respekti, zgjodhi të ushtrojë dhunë ndaj vajzave tona – të cilat për nga mosha mund të ishin mbesat e tij, e jo viktimat e tij.
Videot nga FFK do të merren dhe do të publikohen, në mënyrë që e vërteta të shihet nga të gjithë.
Dhuna nuk arsyetohet me asgjë në botë.
Trajnerët duhet të jenë edukatorë dhe shembull, duke i mësuar futbollistet të respektojnë njëra-tjetrën, sepse një ditë ato mund të jenë bashkëlojtare në një klub ose edhe shoqe të mira në jetën e përditshme.
STOP DHUNËS – e sidomos STOP DHUNËS ndaj futbollisteve femra.
Vajzat tona sakrifikojnë çdo ditë për këtë sport dhe meritojnë respekt, siguri dhe dinjitet”, reagon KFF Vizioni.
Enver Halili tha se nuk është vërtetë ata çka thonë Vizioni dhe tregon versionin e tij.
“Dua të shpreh shqetësimin tim lidhur me një periferik të përgatitur me skenar filmaah nga ekipi mysafir të që lëshoj fushën
Pa kurrfarë preteksti, arsyeja pse ishte duke pësuar disfatë, me rezultat 3:0, dhe kishin mbetur edhe rreth 10 minuta lojë.
Kur u perjashtua një lojtare mysafire për lojë të ashpër.
Ata po luanin me 10 lojtare, pasi njëra prej tyre u përjashtua me karton të kuq.
Nuk ia di emrin, por e njoh si figurë në futbollin e femrave.
Në atë moment, unë ndodhesha para zhveshtores me pesë lojtare të mia që nuk luajnë, pasi janë të reja në moshë.
Vajza e përjashtuar u fut në zhveshtore dhe, në gjendje nervoze, i goditi derës me shkelm dhe bërtiti: “A luhet futboll me këto egërsira?!”
Ne vendosëm të mos reagojmë, duke qenë të vetëdijshëm për tensionin e situatës.
Edhe rezultatin…
Pas pak minutash, u krijua një situatë e tensionuar pranë portës tonë.
Në mënyrë të papritur, lojtarja e përjashtuar hyri sërish në fushë – këtë herë me rroba civile – duke vrapuar drejt ngjarjes.
Unë u futa menjëherë në fushë dhe tentova ta ndaloj, duke i thënë:
“Ku je duke shkuar?
A është kjo bashqe e babës?”
Në vend të përgjigjes, ajo u kthye nga unë dhe më ofendoi rëndë, me fjalë fyese të papranueshme. Unë nuk reagova, por për fat të mirë, lojtaret e saj ndërhynë dhe e larguan nga fusha.
Pas këtij rasti mysafirët me orkestér lëshuan fushën, duke lënë referét në fushë duke pritur të kthehën,
Dua të sqaroj se për të gjitha këto që u thanë dhe ndodhën ekziston incizim video nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila mund të shfrytëzohet për verifikim të plotë të ngjarjes”, përgjigjet Halili për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Burimi: botasot.info


