KF Bashkimi 1947 ka larguar edhe një lojtarë nga radhët e veta. Bëhet fjalë për sulmuesin 33 vjecar Marko Simonovski, i cili kishte ardhur gjatë verës tek Bashkimi 1947 nga Gostivari, por nuk ka kënaq drejtuesit e klubit me gola dhe paraqitjet e tij.
Pas Rexhepit, Hoxhiqit dhe Xhelilit, Marko Simonovski është futbollisti i katërt që largohet nga Bashkimi.
Open-TV mëson se do të ketë edhe largime të tjera të lojtarëve që nuk kanë arritur pritshmëritë e klubit.
Gjithashtu mësojmë se do të ketë prurje të reja në vend të këtyre largimeve.
Burimi: botasot.info


