keshilltari komunal mustafi i drejtohet izet mexhitit nese je serioz kunder maksimit nxirri keshilltaret nga koalicioni lokal 6af2456f44d9a

Këshilltari komunal Mustafi i drejtohet Izet Mexhitit: Nëse je serioz kundër Maksimit, nxirri këshilltarët nga koalicioni lokal!

November 10, 2026
1 minut lexim
att.g8CrJPzztjVQ4RhxtC8p5irx3OE 2CabezI2R 8m1 A

Këshilltari komunal nga radhët e AKO-së Huzeir Mustafi i ka dërguar një porosi publike liderit të VLEN-it, Izet Mexhiti, duke e sfiduar që deklaratat e tij kundër kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, t’i dëshmojë edhe me veprime konkrete.

Mustafi e cilëson Mexhitin si një nga politikanët më kontravers në historinë e RMV-së, duke rikujtuar se ai për dy dekada ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të BDI-së, ndërsa sot e kritikon këtë parti për korrupsion dhe dështime.

Ai gjithashtu rikujton marrëveshjen e arritur mes Mexhitit dhe Dimitrievskit, për të cilën, sipas tij, qytetarët e Kumanovës nuk janë informuar se cilat kanë qenë pikat konkrete të saj.

Duke komentuar deklaratën e fundit të Mexhitit se, nëse Dimitrievskit i pengon gjuha shqipe, duhet ta lëshojë postin e kryetarit të komunës, Mustafi i ka kërkuar atij që të ndërmarrë një hap konkret.

“Urdhëroni, tre këshilltarët tuaj në Komunën e Kumanovës le ta braktisin shumicën e pushtetit lokal”, është porosia e Mustafit për Mexhitin.

Në fund, ai thekson se kjo do të ishte një mundësi për të dëshmuar nëse qëndrimet e shprehura publikisht janë serioze apo mbeten vetëm deklarata për përfitime të momentit politik.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

forcat ukrainase godasin bazen e njesise ruse te droneve rubicon ne territorin e pushtuar 6af24519a4e2f
Lajmi i mëparshëm

Forcat ukrainase godasin bazën e njësisë ruse të dronëve “Rubicon” në territorin e pushtuar

rrefimi per borxhet akili emocionon me historine e tij 6af245728f634
Lajmi i radhës

Rrëfimi për borxhet, Akili emocionon me historinë e tij

Të fundit nga

ShkoLartë