keshilli prokurorial i kosoves pezullon nga detyra prokurorin beqe shala 6900c7813a099

Këshilli Prokurorial i Kosovës pezullon nga detyra prokurorin Beqë Shala

October 28, 2025
1 minut lexim

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të pezullojë përkohësisht nga detyra zyrtare prokurorin Beqë Shala, deri në marrjen e një vendimi tjetër, përkatësisht deri në përfundimin e procedurës penale që është në zhvillim.

Sipas njoftimit të KPK-së, vendimi është marrë në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të Këshillit, pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), e cila ka konfirmuar se ndaj prokurorit Beqë Shala, që ushtron detyrën në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, është inicuar hetim penal.

Këshilli ka marrë vendimin unanimisht, duke theksuar se “masa e përkohshme e pezullimit synon të sigurojë paanshmërinë, integritetin dhe efikasitetin e procedurës penale hetimore, si dhe të garantojë zhvillimin e pandikuar të procesit”.

Në njoftim theksohet se ky vendim është ndërmarrë edhe për të ruajtur besimin e publikut në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës dhe për të garantuar standardet etike dhe profesionale gjatë zhvillimit të procedurës.

Kujtojmë se një ditë më parë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për “Marrje ryshfeti”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

roma per titull 6900c775ef403
Lajmi i mëparshëm

Roma për titull?

na fike merr celesat e makines dhe ik cfare beri elvis shkambi menjehere pasi qelloi me arme gjyqtarin astrit kalaja zbardhet dosja hetimore 6900c823e5075
Lajmi i radhës

“Na fike!”/ “Merr çelësat e makinës dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi menjëherë pasi qëlloi me armë gjyqtarin Astrit Kalaja, zbardhet dosja hetimore

Të fundit nga

ShkoLartë