keshilli i komunes se tetoves do te vazhdoje procesin per emertimin e rrugeve 692c7ed17d153

Këshilli i komunës së Tetovës do të vazhdojë procesin për emërtimin e rrugëve

November 30, 2025
min lexim

Shkup, 30 nëntor – Pas konstituimit të Këshillit të komunës së Tetovës, pritet të vazhdojë procesi për emërtimin e rrugëve që u ndërpre muaj më parë, shkaku i zgjedhjeve. Zëvendëskryetari i komunës së Tetovës Albi Qamili, thotë se ky rast do të futet në diskutim në mbledhjen e radhës të këshillit, dhe do formohet komision i ri për zgjidhjen e këtij ngërçi disa vjeçar.

“Ashtu sic e dini, procesi i emërtimit të rrugëve të qytetit, mbeti pezull shkaku i zgjedhjeve lokale, por tanimë pas zgjedhjeve natyrisht se do formohet komisioni i ri i këshillit komunal të Tetovës dhe ky proces do vazhdoj aty ku ka ngelur. Tetova do ketë emra të ri të rrugëve dhe numra për çdo banesë shtëpi lagje dhe fshat të komunës së Tetovës. Gjithsesi se do ketë një lloj marrëveshjeje edhe në bazë të numrave të këshilltarëve komunal por edhe në bazë të numrit të banorëve të komunës me regjistrimin e fundit dhe në bazë të këtij proporcioni, do gjejmë një kompromis për riemërtimin e rrugëve për gjithë qytetin”, tha Albi Qamili. Zv kryetar i komunës së Tetovës.

Por kundër kësaj nisme janë shprehur këshilltarët e VMRO-së por edhe të LSDM-së.
Derisa njëra palë thotë se nuk do pranojnë ndërrimin e emrave të rrugëve të qytetit, pala tjetër thotë se nuk do të përkrah aspak një nismë të këtillë.

“Përbërja e re e këshilltarëve komunal të VMRO-së nuk ka mbajtur ende mbledhje në këtë temë, por, qëndrimi i VMRO-së është i qartë dhe i pandryshuar, nuk do të pranojmë ndërrim të emrave ekzistues të rrugëve”, tha Angel Karapetrov këshilltar i VMRO.

“Sa i përket kësaj nisme, ne si LSDM jemi të prerë se nuk do të përkrahim ndërrim të asnjë nisme në drejtim të ndërrimit të emrave të rrugëve në qytetin e Tetovës”, tha Zhive Aleksoski këshilltar i LSDM.

Ndryshe, në qytetin e Tetovës ka rreth 297 rrugë nga të cilat, 216 janë pa emër dhe pa numër përkatës, kurse 80 të tjera kanë nevojë për ndërrim të emrave, sepse mbajnë emra që nuk i përkasin as kohës dhe as përbërjes aktuale të popullatës në Tetovë./Alsat.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne varrezat e qytetit te tetoves iu dha lamtumira e fundit kengetarit shpat kasapi 692c77b33a718
Lajmi i mëparshëm

Në varrezat e qytetit të Tetovës iu dha lamtumira e fundit këngëtarit Shpat Kasapi

perplasja ne degen e kamzes vokshi u zmadhua nga spiunat e narkoshtetit 692c80d563fa3
Lajmi i radhës

Përplasja në degën e Kamzës, Vokshi: U zmadhua nga spiunat e narkoshtetit

Të fundit nga

ShkoLartë