kerkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve per falsifikim te votave ne komunen e rahovecit 698c9df0e268d

Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim të votave në Komunën e Rahovecit

February 11, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka realizuar veprimet lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Rahovecit.

Në kuadër të këtyre veprimeve, siç thuhet,  janë intervistuar 17  kryesues.

Sipas komunikatës në Facebook, të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 9 (nëntë) kryesues janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente. Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të veprave penale që cenojnë votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve”, thuhet në postim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dosja 339 gjkko denon me 12 vite burg astrit avdylin 698c9dd53198b
Lajmi i mëparshëm

“Dosja 339”, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Avdylin

Të fundit nga

Reali arrin marrëveshje me UEFA-n

Superliga Evropiane është zyrtarisht e mbyllur pasi Real Madridi arriti marrëveshje me UEFA-n dhe Shoqatën Evropiane të Klubeve (ECA), duke i dhënë fund projektit të diskutueshëm të ndarjes. Vetëm disa ditë pasi
ShkoLartë