kerkohet paraburgim 30 ditor per te dyshuarin per zjarrvenien para ambasades se bullgarise 6a356a8e57bf1

Kërkohet paraburgim 30-ditor për të dyshuarin për zjarrvënien para Ambasadës së Bullgarisë

June 19, 2026
min lexim
image 1 7 1

Duke vepruar sipas kallëzimit të paraqitur lidhur me djegien e automjeteve para objektit të Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, për të cilën ishte iniciuar procedurë kundër një personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka siguruar informacione që tregojnë për elemente të mundshme të veprës penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, sipas nenit 420 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Duke pasur parasysh se ndjekja penale për këtë vepër është në kompetencë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, PTHP Shkup ia ka dorëzuar lëndën për procedim të mëtejshëm organit kompetent.

“Nga ana e saj, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër personit të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare” sipas nenit 420 paragrafi 1 të Kodit Penal, për të cilën parashihet dënim me burg prej së paku një viti”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas provave të siguruara, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari, më 15 qershor 2026, duke i vënë zjarrin automjeteve para Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, të cilat përdoreshin nga atasheu ushtarak i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe punonjës të tjerë të ambasadës, ka krijuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe integritetin fizik të personave që gëzojnë mbrojtje sipas së drejtës ndërkombëtare.

“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një vepër penale që bën pjesë në grupin e veprave kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, dhe që mbështetet në Konventën e Kombeve të Bashkuara për parandalimin dhe dënimin e veprave penale të drejtuara kundër personave të mbrojtur ndërkombëtarisht, përfshirë përfaqësuesit diplomatikë, prokurori publik kompetent i ka paraqitur gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për personin, ndaj të cilit deri më tani ishte caktuar masë paraburgimi prej 8 ditësh në procedurë të shkurtuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më 15 qershorpersoni u përpoq  t’u vërë flakën automjeteve në Ambasadën e Bullgarisë në qendër të Shkupit.

Në faqen zyrtare të MPB-së u publikua edhe video ku shihet autori duke djegur dy automjetet dhe më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Incidenti ndodh në një periudhë të ndjeshme të marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Ky incident nuk është i pari i këtij lloji që ndodh ndaj Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, pasi më 11 janar 2026 ndodhi edhe një sulm tjetër kur një person i panjohur theu xhamin e derës hyrëse të ambasadës dhe u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas autoritetet e identifikuan dhe e arrestuan të dyshuarin, duke e trajtuar rastin si vandalizëm ndaj misionit diplomatik.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

olivia wilde flet hapur per lidhjen me harry styles 6a35669bd9227
Lajmi i mëparshëm

Olivia Wilde flet hapur për lidhjen me Harry Styles

irani kushtezon bisedimet me shba ne nese nuk ka armepushim te plote ne liban 6a357c85cbd3e
Lajmi i radhës

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Të fundit nga

ShkoLartë