kerkohet kufizimi i dimensioneve te automjeteve 6881c7eb36114

Kërkohet kufizimi i dimensioneve të automjeteve

July 24, 2025
1 minut lexim

Më shumë se 30 organizata të shoqërisë civile i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të nisë punën për një propozim legjislativ, i cili deri në vitin 2035 do të vendoste kufizime për dimensionet e veturave të reja personale (veçanërisht për gjerësinë dhe lartësinë e kapakut të motorit), si dhe të angazhohet për publikimin zyrtar të këtij propozimi deri në korrik 2027.

Kjo reformë është urgjente për të përmirësuar sigurinë në trafik, për të ulur përdorimin e lëndëve të para dhe konsumin e energjisë, për të zvogëluar ndotjen e ajrit dhe emetimet e gazrave të dëmshëm, si dhe për të siguruar një shpërndarje më të drejtë të hapësirës publike në qytete.

Një raport i publikuar nga Transport & Environment (T&E) dhe Fushata për Qytete të Pastra tregon një rritje të vazhdueshme të lartësisë së kapakut të motorit të veturave të reja, dhe të dhënat që nga viti 2010 tregojnë një rritje prej 0.5 cm në vit.

Kjo rritje e vazhdueshme ka pasoja negative për sigurinë e pjesëmarrësve të pambrojtur në trafik, veçanërisht për fëmijët – thuhet në deklaratën e organizatave.

Në janar 2024, T&E dhe Fushata për Qytete të Pastra publikuan një studim të titulluar “Gjithnjë më të gjera”, i cili vuri në pah rritjen e vazhdueshme të gjerësisë së veturave të reja.

Pa ndërhyrjen e Komisionit Evropian, prodhuesit e makinave do të vazhdojnë të rrisin si lartësinë e kapakut të motorit, ashtu edhe gjerësinë e veturave.

Përveç ndikimeve të mëdha negative për shëndetin dhe sigurinë, zgjerimi i përhershëm i përmasave të automjeteve rrit përdorimin e lëndëve të para në Evropë, konsumin e energjisë, ndotjen e ajrit dhe emetimet klimatike, ndërsa automjetet gjithnjë e më të mëdha po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë publike në rrugët dhe qytetet evropiane.

Disa nga nënshkruesit e këtij propozimi janë: Deutsche Umwelthilfe, T&E, Federata Evropiane e Çiklistëve, POLIS, Këshilli Evropian për Sigurinë Rrugore (ETSC)…

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vazhdon seanca gjyqesore per rastin banjska 6881c736dbc34
Lajmi i mëparshëm

Vazhdon seanca gjyqësore për rastin `Banjska`

menaxhimi amerikan i korridorit te zangezurit alarmon iranin 6881c82751b71
Lajmi i radhës

Menaxhimi amerikan i Korridorit të Zangezurit alarmon Iranin

Të fundit nga

ShkoLartë