kercenuan kryetarin e komunes prokuroria akuzon tre persona njeri perfundon ne paraburgim 692cb711afda0

Kërcënuan kryetarin e komunës, Prokuroria akuzon tre persona! Njëri përfundon në paraburgim

November 30, 2025
1 minut lexim

Kavadar, 30 nëntor – Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për veprën penale “Rrezikim i sigurisë” sipas nenit 144 të Kodit Penal, ndërsa i akuzuari kryesor ngarkohet edhe me veprën “Shpërndarje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari i parë për një periudhë të gjatë ka publikuar në profilin e tij në Facebook përmbajtje me gjuhë urrejtjeje, fyerje, thirrje për dhunë dhe kërcënime të drejtuara ndaj kryetarit të Komunës së Kavadarit.

“Ai ka shpërndarë edhe fotografi të kryetarit dhe fëmijëve të tij të mitur, të shoqëruara me kërcënime, ndërsa ka publikuar video ku shihet duke qëlluar me armë automatike dhe pistoletë, duke i përdorur si mesazh presioni. Nga muaji korrik, i akuzuari ka filluar edhe kërcënime direkte përmes telefonit dhe mesazheve, duke i rrezikuar jetën kryetarit dhe familjes së tij. I dyshuari i dytë ka përcjellë kërcënimet në emër të të parit, ndërsa i treti ka komentuar në rrjetet sociale duke kërcënuar me vrasje kryetarin e komunës”, qëndron mes të tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Për të akuzuarin kryesor, i cili ka shtetësi të dyfishtë maqedonase dhe bullgare, Prokuroria ka vlerësuar se ekziston rrezik arratisjeje dhe mundësi që të përsëritë veprën. Prandaj, është dorëzuar kërkesë në Gjykatën Themelore të Kavadarcit për caktimin e masës së paraburgimit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga neser fillon projekti safe city shoferet te kene kujdes 692caff4146ca
Lajmi i mëparshëm

Nga nesër fillon projekti “Safe City”, shoferët të kenë kujdes!

vrasja e biznesmenit ne elbasan gazetarja jep detaje dyshohet per larje hesapesh 692cb9151472a
Lajmi i radhës

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gazetarja jep detaje: Dyshohet për larje hesapesh

Të fundit nga

ShkoLartë