kengetarja dua lipa dhe callum turner drejt altarit zbardhen planet per dasme ne liqenin e como s 698d0635a6a9b

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 12, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe aktori Callum Turner duket se po përgatiten për hapin e madh, një dasmë përrallore në Itali.

Ylli britanik i pop-it dhe partneri i saj janë parë së fundmi në një restorant në shoqërinë e planifikueses së njohur të dasmave, Alessandra Grillo, duke nxitur spekulime për një dasmë në pranverë.

Burime pranë çiftit thonë për mediat rozë se vendi i zgjedhur mund të jetë Cernobbio, pranë Liqenit të Como-s, një lokacion ideal për një ceremoni të paharrueshme. Shpesh herë Dua Lipa udhëton në Itali për pushime.

Alessandra Grillo ka organizuar më parë dasma të famshme të personazheve si Fedez dhe Chiara Ferragni, modeles Alena Seredova dhe sipërmarrësit Alessandro Nasi. Prania e saj pranë Dua Lipës dhe Callum Turner ngre pritshmëritë për një event luksoz dhe të paharrueshëm.

Teksa ka kaluar një vit që nga fejesa e tyre zyrtare, duket se çifti po afrohet me realizimin e ëndrrës së tyre për martesën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

andonovski ndalimi i internetit per femijet nen 15 vjec do te ishte hap radikal 698d03fac88cd
Lajmi i mëparshëm

Andonovski: Ndalimi i internetit për fëmijët nën 15 vjeç do të ishte hap radikal

liverpooli i rikthehet fitores 698d0ccac3e52
Lajmi i radhës

Liverpooli i rikthehet fitores

Të fundit nga

Kallas uron për formimin e Qeverisë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, shkroi në rrjetin “X” se pas më shumë se një viti bllokim politik, “formimi i qeverisë së re të Kosovës është një

Liverpooli i rikthehet fitores

Liverpool arriti ta thyejë rezistencën e Sunderlandit dhe fitoi 1-0 në Premierligë, duke mbetur i pamposhtur në 12 përballjet e fundit mes tyre. Në “Stadium of Light” kushtet ishin të vështira dhe
ShkoLartë