Supermodelja amerikane Kendall Jenner dhe aktori Jacob Elordi kanë tërhequr vëmendjen në New York, ku janë parë sërish së bashku, duke shijuar momente romantike në një atmosferë tipike vjeshte.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, përfshirë TMZ, çifti është fotografuar të dielën në lagjen West Village, ku fillimisht kanë blerë kafe dhe më pas janë ulur në shkallët e një ndërtese, për të shijuar motin e freskët të vjeshtës dhe shoqërinë e njëri-tjetrit.
Në fotografitë e publikuara, Kendall dhe Jacob shihen të ulur pranë njëri-tjetrit, duke biseduar dhe duke kaluar kohë së bashku.

Ky nuk ishte takimi i vetëm i tyre gjatë fundjavës. Një ditë më parë, të shtunën, dyshja kishte ndjekur shfaqjen teatrale “Paranormal Activity”, në teatrin August Wilson në New York.
Ndërkaq, fundjavën e kaluar, aktori ishte i pranishëm edhe në festën e ditëlindjes së Kendall Jenner, e cila ishte organizuar me tematikë Halloween në hotelin Chateau Marmont.

Kohët e fundit, dyshja është parë së bashku në disa vende të ndryshme, nga Londra deri në Hawaii, duke shtuar interesimin e mediave dhe fansave për raportin e tyre. Megjithatë, ata nuk kanë bërë ende një deklaratë publike për natyrën e lidhjes së tyre.
Burimi: botasot.info


