kemlendi populli pushteti dhe ushtria themelet e shtetit modern 693edb249c9d0

Kemlendi: Populli, pushteti dhe ushtria – themelet e shtetit modern

December 14, 2025
min lexim

Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, më 14 dhjetor 2018, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Profesori Muhahmet Kemlendi, në një prononcim për “Bota sot”, thekson se shteti përbëhet nga tre elemente themelore: pushteti shtetëror, populli dhe ushtria.

Sipas tij, pushteti shtetëror ushtrohet përmes Kuvendit, Qeverisë dhe gjyqësorit, duke garantuar funksionimin ligjor dhe politik të shtetit. Populli është baza e ekzistencës së shtetit, ndërsa ushtria siguron mbrojtjen e territorit, rendit kushtetues dhe sigurinë kombëtare.

Shteti është një subjekt politik dhe juridik, i cili përbëhet nga disa elemente themelore që e bëjnë atë funksional dhe të njohur ligjërisht. Në teorinë juridiko-politike, elementët kryesorë të shtetit janë:

1. Pushteti shtetëror

2. Populli

3. Ushtria

1. Pushteti shtetëror

Pushteti shtetëror është themeli i organizimit të shtetit dhe realizohet përmes institucioneve qendrore, kryesisht: Kuvendit, Qeverisë dhe pushtetit gjyqësor.

Këto tri elemente i japin shtetit karakter politik dhe juridik, duke e bërë atë funksional dhe të përgjegjshëm para ligjit dhe popullit. Pushteti shtetëror garanton funksionimin e institucioneve dhe mbrojtjen ligjore të shtetit.

2. Popull

Populli është elementi themelor i shtetit, pasi shteti nuk mund të ekzistojë pa qytetarët e tij. Shteti ndërtohet për të shërbyer jetën dhe sigurinë e popullit, duke e mbrojtur atë përmes forcave të rendit, gjyqësorit dhe institucioneve ligjore.

3. Ushtria

Ushtria është një faktor kyç për ekzistencën dhe fuqinë e shtetit. Ajo siguron mbrojtjen e shtetit, popullit, territorit dhe pushtetit të ligjshëm, duke garantuar lirinë qytetare dhe sigurinë kombëtare”, thotë ai.

Tutje, profesori vlerëson se ushtria i jep shtetit fuqi politike dhe juridike, duke garantuar sovranitetin dhe rendin ligjor.

Sipas tij, pa ushtri shteti nuk mund të funksionojë si subjekt i pavarur ndërkombëtar.

Ai thekson se krijimi i Ushtrisë së Kosovës (FSK) është një nga aktet më të rëndësishme shtetërore pas shpalljes së pavarësisë, pasi ligjet e Kuvendit i dhanë asaj status juridik dhe rol kyç në mbrojtjen e shtetit dhe të popullit.

“Aspekti politiko-juridik:

Ushtria i jep shtetit fuqi ligjore dhe politike.

Ajo siguron respektimin e sovranitetit dhe rendit ligjor brenda vendit.

Pa ushtri, shteti nuk mund të funksionojë si subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, krijimi i Ushtrisë së Kosovës (FSK-së) është një hap i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të shteti. Formimi i ushtrise eshte me larte i shtetit pas shpalljes formale të pavarësisë.

Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës i dhanë FSK-së status juridik dhe fuqizuan rolin e saj politik dhe shtetëror. Ushtria e Kosovës sot është një instrument ligjor dhe politik që garanton mbrojtjen e shtetit dhe të popullit”, – shpreh ai për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moren peng dhe dhunuan ilir topciun lirohet nga burgu vellai i deputetit demokrat dhe dy te tjere 693edac3906e8
Lajmi i mëparshëm

Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lirohet nga burgu vëllai i deputetit demokrat dhe dy të tjerë

qindra gropa gjigante po hapen ne turqi shkencetaret shpjegojne shkakun 693edb3817393
Lajmi i radhës

Qindra gropa gjigante po hapen në Turqi, shkencëtarët shpjegojnë shkakun

Të fundit nga

Grupi Wagner endet nëpër Ballkan

Grupi mercenar Wagner, një forcë paraushtarake e kontrolluar nga shteti rus, i është kthyer vëmendjes publike botërore. Ka vite që kjo çështje ka qarkulluar nëpër analiza mediatike dhe raporte shtetesh, ku shpeshherë
ShkoLartë