kelmendi pyet kush spo e zbaton ligjin e ri per kpk ne shabani i pergjigjet ne krye te institucionit e ke 6878fd2c67cad

Kelmendi pyet kush s’po e zbaton Ligjin e ri për KPK-në, Shabani i përgjigjet: Në krye të institucionit e ke

July 17, 2025
1 minut lexim

 Në mbledhjen e 270-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) me rastin e diskutimit për pagat e anëtarëve joprokurorë, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi parashtroi pyetje se kush nuk po e zbaton Ligjin e ri për KPK-në, e për këtë u përgjigj anëtari Veton Shabani, duke i thënë se personi në fjalë është krye të institucionit, rrjedhimisht nënkupton kryesuesin Ardian Hajdaraj.

“Meqenëse po me bën pyetje direkte, kurrë në jetë s’kam mendu se ka me votu për me zbatu ligjin, për mua është problematike kush s’pe zbaton, është problem dhe ka përgjegjësi ai person kush ka thanë mos me zbatu ligjin. Sinqerisht s’e di kush i ka thanë administratës nëse ka diskutu, i ka thanë mos me zbatu”, deklaroi Kelmendi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Këtu reagoi anëtari Shabani, duke aluduar në kryesuesin Hajdaraj.

“Në krye të institucionit e ke”, tha Shabani.

I gjithë ky diskutim erdhi pas kërkesës së anëtarëve joprokurorë të KPK-së, Visar Krasniqi dhe Dardan Vuniqi lidhur me pagat që kanë si anëtarë në KPK.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kapiteni drejt operimit barcelona e nxjerr jashte planeve 6878fd28dcd90
Lajmi i mëparshëm

Kapiteni drejt operimit, Barcelona e nxjerr jashtë planeve

kompanite ai jane te papergaditura per rreziqet e ndertimit te sistemeve me aftesi te nivelit njerezor 6878fddde84aa
Lajmi i radhës

​Kompanitë AI janë të “papërgaditura” për rreziqet e ndërtimit të sistemeve me aftësi të nivelit njerëzor

Të fundit nga

ShkoLartë