kek ne prag te transformimit historik kurti po ndertojme energjine e te ardhmes 6956961f10a42

KEK në prag të transformimit historik, Kurti: “Po ndërtojmë energjinë e të ardhmes”

January 1, 2026
min lexim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po kalon një nga periudhat më të rëndësishme të transformimit në historinë e saj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se investimet në këtë ndërmarrje strategjike po tejkalojnë shifrën prej 500 milionë eurosh, me synimin që KEK-u të shndërrohet në një kompani moderne, të qëndrueshme dhe plotësisht në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas Kurtit, projektet përfshijnë modernizimin e turbinave dhe investime të rëndësishme në njësitë B1 dhe B2, rehabilitimin e thellë të njësisë A3, si dhe investime madhore në termocentralet Kosova A dhe Kosova B. Një risi e veçantë është edhe hyrja e parë e KEK-ut në sektorin e energjisë së ripërtritshme, përmes ndërtimit të një parku solar.

Këto projekte konsiderohen thelbësore për sigurinë energjetike të vendit, stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin afatgjatë. Me përfundimin e tyre, Kosovës pritet t’i shtohen rreth 150 megavat kapacitete shtesë në termocentralet ekzistuese, si dhe 100 megavat kapacitete të reja gjeneruese nga burimet e ripërtritshme.

Postimi i plotë:

Korporata Energjetike e Kosovës ndodhet në një moment historik transformimi. Investimet tejkalojnë 500 milionë euro, për ta bërë këtë ndërmarrje moderne, të qëndrueshme dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.

Modernizimi i turbinave dhe investimet tjera në njësitë B1 dhe B2, rehabilitimi i thellë i njësisë A3, investimet madhore në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, dhe hyrja për herë të parë e KEK-ut në sektorin e energjisë së ripërtritshme përmes parkut solar, janë tejet të rëndësishme për sigurinë energjetike të vendit, stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin afatgjatë. Me përfundimin e këtyre projekteve, Kosovës do t’i shtohen rreth 150 MW kapacitete shtesë në termocentralet ekzistuese dhe 100 MW kapacitete te reja gjeneruese nga burimet e ripërtrishme.

Që nga 19 dhjetor i vitit që sapo lamë pas, KEK-u është duke prodhuar me kapacitetin maksimal të saj, me 5 njësi gjeneruese, në mënyrë që të kontribuojë në sigurinë e furnizimit në këto ditë të ftohta fundvitit dhe fillimvitit kur konsumi është i lartë.

Falënderoj punonjësit dhe menaxhmentin e KEK-ut për punën dhe profesionalizmin, dhe Bordin e Drejtorëve dhe Ministrinë e Ekonomisë për mbikëqyrjen e përkrahjen për KEK-un në këto projekte transformuese.

KEK-u sot po forcon themelet e energjisë së të ardhmes: një KEK më i fortë, më modern, më i sigurt dhe më i gjelbër, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të brezave që vijnë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si po ndikon inteligjenca artificiale ne kerkimin shkencor 695695f09bd6b
Lajmi i mëparshëm

Si po ndikon inteligjenca artificiale në kërkimin shkencor

papa leoni i xiv nis vitin e ri me meshe solemne ben thirrje per paqe nga vatikani 695696343edcb
Lajmi i radhës

Papa Leoni i XIV nis Vitin e Ri me meshë solemne, bën thirrje për paqe nga Vatikani

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë