Katie Price, nëna e pesë fëmijëve dhe ish-modelja e njohur britanike, ka zgjedhur sërish të shkojë nën thikë për një tjetër ndërhyrje kozmetike, kësaj radhe në Turqi.
Në moshën 47-vjeçare, ajo mbetet një nga figurat më të komentuara për transformimet e saj fizike, duke qenë gjithmonë e hapur për rrugëtimin e saj estetik.
Në përputhje me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe të hapur ndaj publikut, Katie ka ndarë me ndjekësit e saj momente para operacionit, përfshirë edhe momentin kur u shoqërua me karrocë drejt sallës së ndërhyrjes.

Katie është e njohur për numrin e lartë të procedurave kozmetike gjatë viteve, përfshirë ngritje të fytyrës, botoks, mbushës buzësh, ndërhyrje në gjoks dhe shumë të tjera.
Ajo shpesh ka deklaruar se ndihen më e sigurt dhe e lumtur me veten përmes këtyre ndryshimeve.

Burimi: botasot.info


