kater raste te reja me fruth ne kosove gjate javes se fundit 6a95a27465b50

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

August 31, 2026
1 minut lexim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së fundit janë regjistruar katër raste të reja me fruth.

“Sipas të dhënave të IKShPK-së, gjatë periudhës 16 prill – 30 gusht 2026 janë konfirmuar 151 raste, prej tyre në javën e fundit janë regjistruar 4 raste të reja me fruth”, thuhet në komunikatën e institutit.

IKShPK ka bërë të ditur se mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR.

“Të dhënat tregojnë se mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi”, thuhet në njoftim.

Instituti ka rikujtuar se krahas vaksinimit të rregullt është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar (catch-up).

“Gjatë këtij viti, rreth 2,500 fëmijë të grup-moshës 2–5 vjeç janë vaksinuar përmes vaksinimit catch-up”, njofton IKShPK.

IKShPK u ka bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët, duke theksuar se vaksinimi mbetet mënyra më e mirë për mbrojtjen nga fruthi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i akuzuari per 4 vrasje mund te jete duke simuluar crregullim mendor 6a958bf2abcaa
Lajmi i mëparshëm

I akuzuari për 4 vrasje mund të jetë duke simuluar çrregullim mendor

berisha pajiset me vize amerikane pritet te terheqe pasaporten te marten 6a95a2f24706c
Lajmi i radhës

Berisha pajiset me vizë amerikane, pritet të tërheqë pasaportën të martën

Të fundit nga

ShkoLartë