berisha pajiset me vize amerikane pritet te terheqe pasaporten te marten 6a95a2f24706c

Berisha pajiset me vizë amerikane, pritet të tërheqë pasaportën të martën

August 31, 2026
1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pajisur me vizë amerikane dhe pritet të udhëtojë javën e ardhshme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burime pranë Partisë Demokratike bëjnë me dije për gazetaren e Top Channel, Elda Menga, se Berisha është njoftuar se ka marrë vizën amerikane për të udhëtuar drejt SHBA-së.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kryedemokrati pritet të tërheqë pasaportën gjatë paradites së nesërme pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Sipas informacioneve, udhëtimi drejt SHBA-së pritet të zhvillohet javën e ardhshme dhe Berisha nuk do të jetë i vetëm. Me të pritet të udhëtojnë edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deputetët Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi, si dhe Enri Ceno, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në Partinë Demokratike.

Lajmi për pajisjen me vizë amerikane vjen vetëm pak orë pasi Berisha deklaroi se dokumentet e tij për udhëtimin drejt SHBA-së ndodheshin ende në Ambasadën Amerikane dhe se nuk kishte marrë njoftim lidhur me pasaportën.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, nëse e kishte tërhequr pasaportën dhe nëse kishte planifikuar takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, Berisha tha se deri në atë moment nuk kishte planifikuar asnjë takim.

Sipas deklarimeve të tij, destinacioni i parashikuar i vizitës është Teksasi, ku kreu i PD-së synon të marrë pjesë në një konferencë të republikanëve amerikanë, si pjesë e një delegacioni të Unionit Demokratik Ndërkombëtar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kater raste te reja me fruth ne kosove gjate javes se fundit 6a95a27465b50
Lajmi i mëparshëm

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

plani gjermano francez per diplomacine e be se kaja kallas nen vezhgimin e von der leyen riorganizohet politika e jashtme 6a95a35203f52
Lajmi i radhës

Plani gjermano-francez për diplomacinë e BE-së/ Kaja Kallas nën “vëzhgimin” e Von der Leyen, riorganizohet politika e jashtme

Të fundit nga

ShkoLartë