kater klube i bejne oferta realit per gonzalo garcian 686125dead5d8

Katër klube i bëjnë oferta Realit për Gonzalo Garcian

June 29, 2025
1 minut lexim

Pas shkëlqimit në Kupën e Botës për Klube, Gonzalo Garcia ka zgjuar interesimin e disa klubeve evropiane nga Liga Premier, Serie A dhe La Liga. Sulmuesi i ri i Real Madridit po konsiderohet si një nga talentet më premtuese të brezit të tij.

Gonzalo, vetëm 21 vjeç, është rritur në akademinë e Real Madridit dhe këtë sezon ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij, si në Spanjë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ai po vlerësohet si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.

Në 1RFEF me Castilla-n, ai ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 4 asistime në 36 ndeshje, duke treguar instinkt të lartë gjuajtjeje dhe aftësi për të ndihmuar shokët e skuadrës. Në Copa del Rey ka shënuar një gol në një ndeshje, ndërsa në Kupën e Botës për Klube ka kontribuar me 2 gola dhe 1 asistim në tre paraqitje.

Sunderland, klubi i sapongjitur në Ligën Premier, ka bërë një ofertë serioze: huazim me detyrim blerjeje në rast që qëndrojnë në elitë, me një marrëveshje që mund të arrijë 15 milionë euro plus 5 milionë në bonuse.

Roma nga Serie A është një tjetër klub i interesuar, duke propozuar një huazim pa opsion blerjeje. Një ofertë më e kujdesshme, por që konfirmon besimin në cilësitë e lojtarit. Edhe Real Oviedo ka bërë një qasje të ngjashme.

Ndërkohë, Leeds United është gati të ofrojë 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e Gonzalo Garcías. Real Madrid, nga ana tjetër, po këmbëngul për përfshirjen e një klauzole rikthimi prej 30 milionë eurosh, për të ruajtur kontrollin mbi të ardhmen e tij.

Gjithsesi te Reali nuk po nguten dhe trajneri Xabi Alonso do të marrë vendimin përfundimtar për sulmuesin vetëm pas Kampionatit Botëror të Klubeve

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri rrezikoi shtepite ne fshatin arshi lengo policia shoqeron 1 person 686125a38947e
Lajmi i mëparshëm

Zjarri rrezikoi shtëpitë në fshatin Arshi Lengo, policia shoqëron 1 person

perleshje mes shqiptareve dhe serbeve ne veri te mitrovices 6861261a2d210
Lajmi i radhës

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Mitrovicës

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë