kater eurodeputete ne takim me haxhiun diskutohet perspektiva evropiane e kosoves 6afcd0ae1551e

Katër eurodeputetë në takim me Haxhiun, diskutohet perspektiva evropiane e Kosovës

November 18, 2026
1 minut lexim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vazhduar takimet në Bruksel me përfaqësues të Parlamentit Evropian, ku në fokus ishte rruga evropiane e Kosovës dhe mbështetja për procesin e integrimit.

Haxhiu bëri të ditur se fillimisht u takua me eurodeputetët Lukas Mandl dhe Matjaz Nemec, ndërsa më pas zhvilloi takime edhe me Thijs Reuten dhe Adnan Dibrani.

Gjatë këtyre takimeve, ajo theksoi se Kosova nuk kërkon trajtim të veçantë, por një proces të drejtë dhe vlerësim të bazuar në merita, me të njëjtat kritere që zbatohen për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ajo i falënderoi eurodeputetët për angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës, duke përmendur edhe reagimin e tyre lidhur me këngën e interpretuar në hapjen e Forumit të Zgjerimit, për të cilën Mandl kishte parashtruar edhe një pyetje parlamentare.

Një pjesë e diskutimeve iu kushtua edhe reformave. Haxhiu tha se me eurodeputetët bisedoi për ligjet që Kuvendi po i shqyrton në kuadër të Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, si dhe për rëndësinë e miratimit të tyre në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ndër të tjera, kryetarja e Kuvendit kërkoi mbështetjen e tyre që kërkesa e Kosovës për anëtarësim të shqyrtohet në Këshillin e Bashkimit Evropian.

Ajo kërkoi gjithashtu angazhimin e eurodeputetëve pranë pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas Haxhiut, eurodeputeti Thijs Reuten, ish-raportues i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, e njoftoi për përpjekjet që kishte bërë edhe në këtë drejtim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

xhemail dauti bizneset shqiptare u ngriten nga zero sot kontribuojne mbi 40 ne ekonomine e maqedonise se veriut 6afcd0219164a
Lajmi i mëparshëm

Xhemail Dauti: Bizneset shqiptare u ngritën nga zero, sot kontribuojnë mbi 40% në ekonominë e Maqedonisë së Veriut

hoxha takohet me komisioneren marta kos ne fokus negociatat e shqiperise me be ne 6afcd0dc08483
Lajmi i radhës

Hoxha takohet me komisioneren Marta Kos, në fokus negociatat e Shqipërisë me BE-në

Të fundit nga

ShkoLartë