hoxha takohet me komisioneren marta kos ne fokus negociatat e shqiperise me be ne 6afcd0dc08483

Hoxha takohet me komisioneren Marta Kos, në fokus negociatat e Shqipërisë me BE-në

November 18, 2026
1 minut lexim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, është takuar në Bruksel me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, me të cilën ka diskutuar hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Pas publikimit të Raportit të Progresit 2026, në fokus të takimit kanë qenë vazhdimi i negociatave, mbyllja e kapitujve, zbatimi i Planit të Rritjes dhe përmbushja e reformave të kërkuara në rrugën drejt integrimit evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka theksuar se Shqipëria ka krijuar një momentum të rëndësishëm në procesin e integrimit, duke nënvizuar nevojën që ky progres të konkretizohet me rezultate.

“Shqipëria ka krijuar një momentum të fortë dhe real. Tani është koha ta përkthejmë në rezultate të matshme”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se, me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare, Shqipëria synon të ruajë ritmin e reformave dhe negociatave, me objektiv anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kater eurodeputete ne takim me haxhiun diskutohet perspektiva evropiane e kosoves 6afcd0ae1551e
Lajmi i mëparshëm

Katër eurodeputetë në takim me Haxhiun, diskutohet perspektiva evropiane e Kosovës

putini mberrin ne kine trump putin dhe xi drejt takimit te pare ne histori 6afcd11a22597
Lajmi i radhës

Putini mbërrin në Kinë: Trump, Putin dhe Xi drejt takimit të parë në histori

Të fundit nga

ShkoLartë