Kastrioti i Ferizajt ka shënuar fitoren më spektakolare në edicionin e sivjetshëm, duke e turpëruar me rezultat 36:25 kampionin në fuqi dhe liderin Rahovecin, në derbin e javës së pestë të Supeerligës së Kosovës në hendboll.
Rahoveci ka pësuar humbje të rëndë dhe e para në edicionin e ri.
Kastrioti ka shënuar 4 fitore e pësuar 1 humbje deri me tash.

Kastrioti
Hendbollisti Alban Haziri është më i dalluari dhe efikasi te Kastrioti, me 12 gola, i ndihmuar nga Felippe Teixera me 9, Festim Mustafa 6 e Agon Isufi me 5 gola.
Rahoveci nuk i shkoi ndoresh asgjë në palestrën e sportit “:Bill Clinton: në Ferizaj.
Egzon Gjuka realizoi 5 gola i ndihmuar nga Arbios Mushkolaj me 4 e Ardit Tafilaj 4, Mali Luzha me 4 gola, nuk mjaftuan për kampionin.
Rahoveci kryeson me 8 pikë, pasojnë Kastrioti e Vellëznimi po ashtu me 8 pikë secili.
Burimi: botasot.info


