kastrioti luan ne kryeqytet ndaj prishtines llapi ndaj vellaznimit 69b2d96c6d2e0

Kastrioti, luan në kryeqytet ndaj Prishtinës, Llapi ndaj Vëllaznimit

March 12, 2026
1 minut lexim

Të premten prej orës 20:00 janë të gjitha ndeshjet e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Tri skuadrat e kreut llogarisin në fitore të reja, ndërsa rivaliteti më i madh pritet të jetë në ndeshjen Llapi – Vëllaznimi, që zhvillohet në Podujevë.

Ndeshja e kaluar mes këtyre dy skuadrave, e zhvilluar në Gjakovë, kishte përfunduar baras, 27:27.

Të dy skuadrat e kërkojnë plejofin, ndonëse Vëllaznimi është në pozitë dukshëm më të mirë tabelare.

Vëllaznimi i Gjakovës është i katërti me 20 pikë. Llapi renditet i pesti me 15 pikë.

Lideri i klasifikimit, Kastrioti, luan në kryeqytet ndaj Prishtinës. Kampioni, Rahoveci, përballet në shtëpi me Vushtrrinë, ndërsa Besa Famgas e pret Trepçën.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është xhiroja e nëntë.

Të shtunën prej orës 14:00 është ndeshja në mes të Ulpianës e Drenicës. Të dielën nga ora 17:00 në Deçan takohen Istogu e Drita, derisa të hënën prej orës 19:00 është takimi Prizreni – Deçani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

miley cyrus rikthen nostalgjine e hannah montana 69b2d4bc3ae24
Lajmi i mëparshëm

Miley Cyrus rikthen nostalgjinë e “Hannah Montana”

rama per vuciqin makthi i tij quhet kosove 69b2db12bb3b9
Lajmi i radhës

Rama për Vuçiqin: Makthi i tij quhet Kosovë

Të fundit nga

Rama për Vuçiqin: Makthi i tij quhet Kosovë

Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke folur për “Türkiye Today”, ofroi një vlerësim të drejtpërdrejtë të rolit të Ankarasë në rajon. Shqipëria dhe Turqia shpesh e përshkruajnë marrëdhënien e tyre dypalëshe si thellësisht
ShkoLartë