Red Boys Differdange nga Luksemburgu është kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës Evropiane në hendboll.
Djelmoshat e Kastriotit nuk ia dolën as në takimin e kthimit në përballje me Red Boys Differdanges.
Skuadra nga Luksemburgu ngadhënjeu me rezultat 29:26 (15:15) ndaj Kastrioti.
Kastrioti – Red Boys Differdange 26:29 (15:15)
Palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Kastrioti: Chebbi, Dugolli, Goçi, Haziri 6, Isufi 4, Selmani, Do Nascimento 3, Avelino 2, F. Mustafa 4, Bytyqi, Brahimi 1, L. Mustafa, Ajvazi, Syla, Palushi, Bislimi 6.
Red Boys Differdange: Jarrar, Felici, Garcia – Nanque 1, Tako 4, Goedert 5, Picco, Meyffret 5, Ballet 2, Semedo 1, Togno 2, Jean Louis 4, Murera, Rac 3, Guerreiro, Ouzrour 2.
Kastrioti i Ferizajt eliminohet nga Kupa Evropiane.
Ndeshja e parë u luajt në Lipjan dhe përfundoi me 31:28 në favor të Red Boys Differdange, sonte në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Në minutën e 39-të mysafirët avancuan me dy gola (18:21).
Në minutën e 44-të (19:24) mysafirët shkëputen në epërsi me pesë gola dhe në fund fitojnë me rezultat 29:26.
Burimi: botasot.info


