kasami tetova do te behet me dy shkolla te reja 68aefb9300197

Kasami: Tetova do të bëhet me dy shkolla të reja

August 27, 2025
1 minut lexim

Tetova pritet të pasurohet me dy objekte të reja shkollore, si pjesë e projekteve investuese të Komunës në përmirësimin e kushteve arsimore. Bëhet fjalë për ndërtimin e një objekti të ri për Gjimnazin “7 Marsi” dhe për Shkollën e Mesme Tekstile, njofton Gjurmë.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se investimet në arsim mbeten prioritet i pandryshueshëm për udhëheqjen komunale. Këto projekte synojnë jo vetëm krijimin e kushteve më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie, por edhe një ambient më dinjitoz për nxënësit dhe mësimdhënësit e këtyre dy shkollave.

“Nisim ditën me projektin e dy shkollave të reja në Tetovë. Gjimnazi “7 Marsi” dhe shkolla e mesme Tekstile do të bëhen me objekt të ri. Investojmë në përmirësimin e kushteve arsimore”, tha Kasami, duke theksuar rëndësinë e investimeve afatgjata në sektorin e arsimit si themel për zhvillim të qëndrueshëm.

Ky është një tjetër hap konkret që tregon përkushtimin e kryetarit Kasami ndaj nevojave të komunitetit dhe gjeneratave të reja në qytet./gjurme.info/

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

3 shenjat e horoskopit qe do te perjetojne ndryshime te medha gjate muajit shtator 68aef772c7272
Lajmi i mëparshëm

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë muajit Shtator

vlen bdi premtoi por helmoi ne mbyllim pergjithmone deponine e nikushtakut 68aefb98ad58d
Lajmi i radhës

VLEN: BDI premtoi, por helmoi, ne mbyllim përgjithmonë deponinë e Nikushtakut!

Të fundit nga

Dieta e suksesit të Fede Valverdes

Pas tripletës së Fede Valverde ndaj Manchester City, programi “Carve Deportiva” bisedoi me Doris, nënën e tij. Doris rrëfeu: “I shkruaj, fiton apo humbet, qoftë kur luan mirë, keq apo mesatar. I

Rogerti godet Gimbon

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë arritur kulmin dhe këtë herë banorët kanë kaluar vijën e kuqe, duke thyer rregullin më të rëndësishëm të formatit: tolerancën zero ndaj kontaktit
ShkoLartë