kasami shkarkohet e gjithe kryesia e levizjes besa 698e557f11970

Kasami: Shkarkohet e gjithë Kryesia e Lëvizjes BESA

February 13, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Lëvizjes Besa, Billall Kasami mblodhi sonte Kuvendin Qendror të partisë, për të diskutuar siç tha ai pozitën e tyre partiake në qeverinë aktuale.

Në press konferencë, Kasami tha se është marrë vendimi për shkarkimin e Kryesisë së partisë, dhe vazhdimin e iniciativës drejt unifikimit në VLEN.

“Kuvendi i Lëvizjes BESA miratoi shkarkimin e Kryesisë së Besës, si vazhdimësi e kalimit të partive tona në një të vetme në VLEN. Unë jam i autorizuar për zhvillimin e bisedimeve për të ardhmen e VLEN-it. Anëtarët poashtu përkrahën edhe analizën time se Lëvizja BESA ka kapacitet për më shumë punë dhe hapësirë në qeveri”, tha Kasami.

Kasami tha se si parti pjesë e VLEN-it janë e vetmja parti që kanë të konsoliduara të gjitha organet partiake.

Poashtu, Kasami tha se gjatë ditëve në vijim do të monitorohet e gjithë puna e ministrave të Lëvizjes Besa, për të siguruar punë konkrete dhe shërbim më të mirë ndaj qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rusia urdheron bllokimin e aplikacionit whatsapp 698e4f826c87e
Lajmi i mëparshëm

Rusia urdhëron bllokimin e aplikacionit WhatsApp

benita e bindur se jashte bbvk se do jete shoqe me elijonen 698e57b7a3454
Lajmi i radhës

Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën

Të fundit nga

ShkoLartë