kasami per tensionet ne shqiperi dhuna nuk eshte zgjidhje te respektohet zeri i qytetareve 6ad1f8adca024

Kasami për tensionet në Shqipëri: Dhuna nuk është zgjidhje, të respektohet zëri i qytetarëve!

October 16, 2026
1 minut lexim
kas

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar ndaj protestave dhe zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke bërë thirrje për dialog dhe zgjidhje demokratike të situatës.

Kasami theksoi se institucionet dhe faktorët politikë shqiptarë duhet të përballen me problemet, duke respektuar vullnetin e qytetarëve.

“Zëri i qytetarëve duhet të respektohet. Uroj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt përmes një zgjidhjeje demokratike”, deklaroi ai.

Ai dënoi çdo formë dhune, pavarësisht nga cila palë vjen, duke theksuar se arritjet e Shqipërisë duhet të mbrohen.

Sipas Kasamit, si pushteti ashtu edhe qytetarët duhet të gjejnë rrugën më të mirë për tejkalimin e tensioneve.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nate zjarresh ne shkup digjen automjete ne gjorce petrov dhe aerodrom 6ad1f761c9e8d
Lajmi i mëparshëm

Natë zjarresh në Shkup: Digjen automjete në Gjorçe Petrov dhe Aerodrom

mbi 93 e qytetareve ne maqedonine e veriut perdorin internet 6ad1fdbd997e7
Lajmi i radhës

Mbi 93% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut përdorin internet

Të fundit nga

ShkoLartë